TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kina tregoi muskujt e saj në paradën ushtarake të mbajtur në Pekin, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me dorëzimin pa kushte të Japonisë më 2 gusht 1945, në javët pas hedhjes së dy bombave atomike nga SHBA-të në Hiroshima dhe Nagasaki.
Dhe për ironi të fatit, festimin e shoqëroi me prezantimin e raketës së re ndërkontinentale me kapacitet bërthamor.
Për gati dy orë, trupa, tanke, raketa balistike dhe automjete të blinduara parakaluan nëpër sheshin qendror Tiananmen të Pekinit, të shoqëruara nga patrulla ajrore. Ceremonia ishte një mundësi për të shfaqur disa nga armët që janë aktualisht në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Raketat e reja bërthamore ndërkontinentale DF-5C, të shfaqura për herë të parë nga ushtria kineze, tërhoqën vëmendje të veçantë. Dongfeng-5C (DF-5C) përfaqëson versionin më të fundit të një programi raketash të nisur nga Kina në vitet 1970.
Kjo raketë, e aftë të lëshojë koka bërthamore të shumëfishta të pavarura në një objektiv të vetëm, do të ishte e aftë të godiste çdo pikë në planet.