BOTA, 18 Qershor 2025, 22:10

VIDEO/ Hakerohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

VIDEO/ Hakerohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër

Një kanal shtetëror iranian është hakeruar dhe ka filluar të transmetojë mesazhe kundër regjimit, që bëjnë thirrje për kryengritje kundër pushtetit. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sinjali satelitor i televizionit shtetëror është ndërprerë në mënyrë të organizuar dhe zëvendësuar me përmbajtje propagandistike kundër qeverisë.

Burimi i sulmit kibernetik mbetet i panjohur, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend. Por sipas mediave të huaja Izraeli e ka mohuar çdo përfshirje në incident, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen në sinjalin televiziv iranian.