TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi ka deklaruar se kanë arritur në përfundimin se nuk mund të thonë se Irani po bën një përpjekje sistematike për të prodhuar një armë bërthamore.
"Kemi arritur në përfundimin se nuk mund të themi se Irani po bën një përpjekje sistematike për të prodhuar një armë bërthamore", tha ai në një intervistë për Sky News.
Raporti i AIEA-s, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, tregon se Irani po pasuron deri në 60% uran, duke qenë i vetmi shtet në botë që e bën këtë. Megjithatë Grossi tha se ka elemente shqetësimi.
"Por të themi që ata janë duke ndërtuar dhe prodhuar një armë bërthamore, jo, ne nuk e kemi thënë këtë", tha ai.