TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fermerët skocezë kanë nderuar Mbretëreshën Elizabeth II, në një mënyrë shumë të veçantë.
Ata kanë rreshtuar traktorët, në anë të rrugës ku do të kalonte arkëmorti i Mbretëreshës.
E gjithë rruga ka qenë e mbushur me qytetarë që kanë rreshtuar mjetet e tyre për të nderuar monarken.
Arkëmorti i Mbretëreshës doli nga Kështjellla Balmoral mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga një koretezh që mbante edhe familjarë të saj, në një udhëtim gjashtë orë drejt kryeqytetit skocez, Edinburgh.
Ditën e martë arkëmorti do të mbërrijë në Londër dhe nga e mërkura do të qëndrojë për katër ditë në Westminster Hall, ku qytetarët mund të shkojnë për të nderuar Mbretëreshën.