BOTA, 10 Shtator 2022, 12:30

Charles III shpallet Mbret, aprovon ditë pushimi për funeralin e Mbretëreshës

Charles III shpallet Mbret, aprovon ditë pushimi për funeralin e

Mbretëri e Bashkuar- Princi Charles Philip Arthur George tashmë është Mbreti Charles III. 

Ai është shpallur ditën e sotme gjatë një ceremonie të Accesion Council, sipas traditës së Monarkisë, me prezencën e dëshmitarëve. 

Një nga urdhërat e aprovuara nga Mbreti, është një ditë pushim për qytetarët në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. 

Turma njerëzish ishin mbledhur jashtë Pallatit St James duke kënduar himnin, tashmë të ndryshuar me fjalët "Zoti e ruajtë Mbretin!". 

Në fjalën e tij Charles III foli edhe për Mbretëreshën e ndjerë dhe shërbimin e saj, duke lexuar edhe zotimet përkatëse për detyrën që sapo ka trashëguar, të cilën e cilësoi si "të rëndë". 

Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare. 

Në ditët në vijim do të zhvillohen ceremonitë e lamtumirës dhe funerali shtetëror i saj.