BOTA, 10 Shtator 2022, 18:26

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet në 19 shtator. Çfarë pritet të ndodhë deri atëherë?

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet në 19

Mbretëri e Bashkuar - Pallati Mbretëror ka konfirmuar se funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet ditën e hënë në 19 shtator, në Westminster Abbey, Kisha ku historikisht janë kurorëzuar monarkët britanikë, përfshirë edhe kurorëzimin e vetë Mbretëreshës Elizabeth II. 

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet në 19
Westminster Abbey, Londër

Përpara funeralit, arkëmorti i Mbretëreshës do të qëndrojë në Westminster Hall në Londër, për katër ditë dhe qytetarët do të mundë të kalojnë pranë, për të shprehur nderimet e tyre. 

Krerë shtetesh nga mbarë bota, përfshirë Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, do të jenë të pranishëm në funeralin e Mbretëreshës. 

Dita e funeralit të monarkes më jetëgjatë në historinë e MB, do të jetë ditë pushimi, pas aprovimit ditën e sotme nga Mbreti Charles III.