BOTA, 10 Mars 2025, 13:57

VIDEO/ Dalin pamjet, militantët e grupit në pushtet në Siri ekzekutojnë në mënyrë brutale besnikët e Asadit

VIDEO/ Dalin pamjet, militantët e grupit në pushtet në Siri

Militantët nga grupi islamik në pushtet i Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham, raportohet se janë angazhuar në një aksion për të eliminuar besnikët e regjimit të Bashar al-Assad.

Por, gjatë këtij aksioni që zhytur vendin sërish në krizë, ata shihen duke “u kënaqur” me rrahjen, torturimin dhe ekzekutimin edhe të civilëve të pafuqishëm në komunitetet alavite përgjatë bregut perëndimor të vendit.

Më shumë se 1,000 njerëz thuhet se janë masakruar ndërsa militantët e HTS-së kanë filmuar veten duke rrahur civilët e paarmatosur.

Qeveria e HTS në Damask pretendon se aksioni në bregun perëndimor të Sirisë rreth Latakias u nis për të mposhtur grupet besnike pro-Asad që kishin sulmuar pikat e kontrollit të sigurisë më 6 mars.

Por, Daily Mail raporton se provat, shumica e tyre të siguruara nga vetë militantët e HTS, tregojnë se pjesa më e madhe e dhunës u krye kundër civilëve të paarmatosur.