BOTA, 15 Mars 2025, 21:46

"Vazhdon sigurimi i oksigjenit me fluks të lartë, por kemi filluar reduktimin e...", Vatikani informon për gjendjen e Papa Franceskut

"Vazhdon sigurimi i oksigjenit me fluks të lartë, por kemi

 

Vatikani njoftoi se ka filluar të reduktojë gradualisht ventilimin mekanik joinvaziv që i nënshtrohet Papa Françeskut gjatë natës. Gjendja e tj duket se është përmirësuar, ndërkohë që në të njëjtën kohë vazhdon sigurimi i oksigjenit me fluks të lartë.

Siç thuhet në komunikatën e sotme për shtyp të Selisë së Shenjtë, fizioterapia dhe ushtrimet e frymëmarrjes po vazhdojnë paralelisht, me reagimin e Papës duke u përmirësuar gradualisht.

Sipas informacioneve, Papa po lëviz i pavarur brenda dhomës së tij në spitalin Agostino Gemelli në Romë, por me furnizim të vazhdueshëm me oksigjen. Deklarata e radhës me shkrim lidhur me gjendjen shëndetësore të papës argjentinase pritet të dalë të martën e ardhshme. Mesazhi i Papa Françeskut për besimtarët të dielën do t'i shpërndahet shtypit, në formën e një teksti të shkruar.