TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Rusia duhet të tregojë vullnetin e saj për të mbështetur një armëpushim që do të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen , përmes një postimi në “X”.
Pas Samitit të rreth 25 liderëve që morën pjesë këtë mëngjes në video-konferencën për Ukrainën dhe që u mblodh nga kryeministri britanik Keir Starmer, Ursula von der Leyen shkruan në “X”:
“Ne përsërisim mbështetjen tonë për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë. Tani Rusia duhet të tregojë vullnetin e saj për të mbështetur një armëpushim që do të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi Von der Leyen, duke shtuar se forcimi i Forcave të Armatosura të Ukrainës do të vazhdojë, si dhe përpjekjet e Evropës për Mbrojtjen, përmes planit “Riarmatimi i Evropës” dhe rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes.