TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë të shtunës, raketa të shumta janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Disa prej tyre kanë rënë pranë civilëve, raportojnë mediat lokale, duke përfshirë edhe qytetin jugor të Ashkelon.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një raketë ka rënë në breg, por nuk ka të lënduar. Sirenat e raketave u aktivizuan gjithashtu të shtunën pasdite në Tel Aviv dhe qytetet përreth.
Faqja izraelite e lajmeve Ynet news raportoi se një raketë goditi një park makinash në Kiryat Ono, duke shkaktuar shpërthimin e disa makinave. Raportohet se një burrë rreth të 50-ave në Holon vuajti nga thithja e tymit, ndërsa dy të tjerë u plagosën në Tel Aviv duke kërkuar strehim.