BOTA, 6 Shkurt 2024, 09:32

Ushtria izraelite përparon drejt bastionit të fundit, zyrtarët e Hamasit në arrati, IDF kërkon “kokën" e tyre

Ushtria izraelite përparon drejt bastionit të fundit, zyrtarët e

Udhëheqësit e Hamasit, duke përfshirë zyrtarin e saj të lartë në Gaza, janë arratisur për të shpëtuar nga ushtria izraelite, e cila kërkon me çdo kusht “kokën" e tyre. Ndërkohë, operacioni ushtarak izraelit duket se nuk e ka ulur intensitetin teksa trupat përparojnë drejt jugut në Rafah, bastioni i fundit i mbetur i Hamasit.

 “Forcat tona operojnë në terren në pjesën më të madhe të territorit të Rripit të Gazës”, tha ministri i Mbrojtjes izraelite. 

Një zëdhënës i Hamasit tha se luftëtarët e grupit po operojnë ende në të gjitha zonat e Gazës.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nisi turneun e tij në Lindjes e Mesme me synimin për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve.