BOTA, 5 Shkurt 2024, 19:05

Netanyahu: Lufta nuk duhet të përfundojë përpara se Izraeli të vrasë udhëheqësit e Hamasit

Netanyahu: Lufta nuk duhet të përfundojë përpara se Izraeli

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të hënën se “lufta nuk duhet të përfundojë” përpara se Izraeli të vriste udhëheqësit e Hamasit.

“Qëllimi ynë është një fitore absolute mbi Hamasin. Ne do të vrasim udhëheqjen e Hamasit, prandaj ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në të gjitha zonat e Rripit të Gazës. Lufta nuk duhet të përfundojë para kësaj. Ajo do të marrë kohë – muaj e jo vite,” ai tha në një takim të fraksionit të partisë së tij, Likud.

Në të kaluarën, Izraeli nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të vazhduar gjuetinë e udhëheqësve të Hamasit shumë kohë pas përfundimit të luftës. Netanyahu gjithashtu ka thënë më parë se lufta kundër Hamasit “do të jetë një luftë e gjatë”.