BOTA, 4 Shkurt 2024, 14:30

Biden fiton zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut

Biden fiton zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka fituar zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugu, për presidencialet.

Sipas “Nbc News”, Biden ka marrë 97.4% të votave, me 6% të votave të numëruara tashmë. Fitorja e presidentit ishte pritur gjerësisht nga sondazhet, të cilat konfirmuan një avantazh dërrmues ndaj kongresmenit Dean Phillips, nga Minesota, dhe shkrimtares Marianne Williamson. Në rrezik në Karolinën e Jugut janë 55 delegatë nga 2000 që nevojiten për të fituar nominimin presidencial demokrat në nëntor.

Përballë Biden pritet të jetë ish-presidenti Donald Trump.