BOTA, 5 Shkurt 2024, 19:14

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë të kancerit, sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror, Buckingham Palace. 

Mësohet se nuk bëhet fjalë për kancerin e prostates, por sëmundja u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për zmadhimin e prostatës. 

Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti ka filluar "trajtimet e rregullta" të hënën.

Pallati i Buckingham thotë se Mbreti "mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret me padurim të rikthehet në detyrat publike sa më shpejt të jetë e mundur".

Ai do të shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të marrin disa nga angazhimet e tij, gjatë trajtimit. 

Nuk ka ende informacione të tjera në lidhje me fazën e kancerit apo prognozën.