BOTA, 5 Nëntor 2023, 13:10

Ushtria izraelite nxjerr pamjet pas sulmit të Hamasit në festivalin ku u vranë 250 të rinj

Ushtria izraelite nxjerr pamjet pas sulmit të Hamasit në festivalin ku

Ushtria izraelite ka publikuar një video ku duket tmerri që ishte përhapur në festivalin SuperNova pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor me mbi 250 të vdekur.

Në pamjet e shpërndara,  janë ushtarët izraelitë kur mbërrijnë në zone. Por  tashmë ishte tepër vonë, pasi e gjithë sipërfaqja ishte mbushur me trupat e vrarë.

Oficeri pa me shpejtësi një nga karvanët. “Kush është brenda” bërtiti ai në hebraisht. Ai eci nëpër pjesën tjetër të terrenit të festivalit, duke kërkuar për të mbijetuar pas sulmit.

Shumë prej tyre ishin grumbulluar duke zbuluar momentet dramatike të fundit ku pjesëmarrësit e festivalit pranë frigoriferëve, në përpjekje për t'u fshehur nga vrulli vrastar i terroristëve që i gjetën dhe i qëlluan me gjakftohtësi.

Pamjet vijnë nga kamera e një ushtari izraelit, i cili shkoi në vend dhe bashkë me kolegët po hetonin nëse kishte ndonjë të mbijetuar ose nëse terroristët e Hamasit janë ende atje.