BOTA, 4 Nëntor 2023, 19:59

A ka lidhje konflikti Izrael-Hamas? Plagoset me thikë në banesë 30-vjeçarja në Francë

A ka lidhje konflikti Izrael-Hamas? Plagoset me thikë në banesë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lion të Francës. Mediat e huaja shkruajnë se një grua hebre, është goditur me thikë teksa ndodhej në banesë. 30-vjeçarja është goditur dy herë në bark, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu theksohet se në derën e banesë së saj është vendosur edhe një shenjë (simbol nazist).

Sulmuesi, ishte i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, më pas u largua. 

Kujtojmë se sulmet në Francë janë shtuar javët e fundit, ndërsa autoritetet kanë rritur sigurinë.