TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Putini ka nxitur krizën ushqimore”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se Europa dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund situatës.
“Asnjë nga sanksionet tona nuk e ka penguar Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra në vendet e cenueshme. Ne duhet ta themi vazhdimisht këtë gjë sepse është e vërtetë ndërsa Rusia po thotë të kundertën, që është e gjitha një gënjeshtër“, tha von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Europian theksoi se, më shumë se dhjetë milionë tonë drithë janë larguar nga portet e Ukrainës.
Ajo tha gjithashtu se 30% e eksporteve të grurit të Ukrainës janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, Afrikë, Lindje e Mesme dhe Azi.
“Pra, janë drithërat ukrainas që bënë që çmimet të bien përsëri”, vuri në dukje ajo.