TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në përgjigjen e parë ndaj përparimit të forcave të Ukrainës gjatë fundjavës në rajonin e Kharkiv, Kremlini ka thënë se Rusia do të arrijë qëllimet e operacionit të saj special ushtarak.
Gjatë një konference me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjithashtu se nuk kishte nevojë për diskutime në lidhje me çmilitarizimin e mundshëm të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, një nga rekomandimet kryesore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nga vizita e saj në termocentral.
Peskov gjithashtu refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me një mobilizim të mundshëm për të mbështetur fushatën ushtarake.
Sakaq, Ukraina ka deklaruar se synon të çlirojë të gjithë territorin e saj pas nisjes së një kundërofensivë të shpejtë, por i bëri thirrje Perëndimit të përshpejtojë dërgesat e e armëve për të mbështetur përparimin e forcave ukrainase.
Luftimet vazhdojnë ende në rajonin verilindor të Kharkivit, tha sot zëvendësministrja e Mbrojtjes Hana Maliar, duke shtuar se forcat ukrainase po bëjnë përparim sepse motivimi i tyre është i lartë dhe operacioni i tyre i planifikuar mirë.