TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zelensky ka vizituar sot Izium, i cili ka qenë në kontrollin e forcave ukrainasve që nga fillimi i luftës. Izium është një qytet që ndodhet në rajonin e Kharkiv, i cili ka mbetur i shkatërruar nga forcat ruse pas gjashtë muajsh luftimesh, shkruan The Guardian.
Ashtu si në zonat e tjera të rajonit, autoritetet ukrainase tani duhet të bëjnë një bilanc të dëmeve për të kuptuar situatën gjatë kohës kur trupat ruse kishin në kontroll qytetin prej rreth 46,000 banorësh.
“Pamja është shumë tronditëse, por nuk është tronditëse për mua,” tha Zelensky, “sepse ne pamë pamje të njëjta nga Bucha, nga territoret e para të de-okupuara, pra të njëjtat ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të vrarë.
Kur trupat ukrainase rimorën Buchan, ata zbuluan një mori krimesh lufte – varre masive dhe trupa civilësh, shumë prej të cilëve kishin shenja torture."
Zelensky in a surprise visit today to Izium, the town liberated from months of Russian occupation in recent days. It was used by Moscow as a heavily militarized garrison town buttressing its stalled campaign in the Donbas. pic.twitter.com/1M62RC6fBn
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 14, 2022