BOTA, 19 Nëntor 2023, 23:31

U evakuuan nga spitali i Gazës për në Egjipt, drejtori i OBSH: Të 31 foshnjat e porsalindura janë në gjendje kritike, vuajnë nga infeksione të rënda

U evakuuan nga spitali i Gazës për në Egjipt, drejtori i OBSH:

Drejtori rajonal të urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Richard Brennan, ka bërë me dije se të 31 foshnjat e evakuuara nga spitali Al Shifa i Gazës drejt Egjiptit, po vuajnë nga infeksione të rënda.

Në një deklaratë për  Sky News, ka dhënë më shumë detaje mbi dy misionet e OKB-së në spital që u zhvilluan dje dhe sot, duke shtuar se dy foshnja të tjera vdiqën gjatë natës përpara se të mund të evakuoheshin.

Një e treta e atyre që u transportuan në një spital në Gazën jugore ishin në kushte kritike dhe OBSH nuk mund të gjejë asnjë nga prindërit e fëmijëve, ka deklaruar ai.

“Shumë prej tyre janë shumë të sëmurë. Njëmbëdhjetë prej tyre janë klasifikuar si kritikë. Të gjithë kanë infeksione serioze. Shumë prej tyre kanë peshë shumë të ulët. Kështu që ata kanë një rrugë të vështirë përpara tyre,” tha zoti Brennan.

Me tëj ai shtoi: “Një nga pjesët më tragjike të kësaj historie është se ne nuk e dimë se ku janë prindërit.”

Kujtojmë se ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se 30 foshnja do të transportohen nesër në Egjipt, zoti Brennan paralajmëroi se transferimet do të kryhen në faza, me disa fëmijë që ka të ngjarë në një gjendje shumë kritike për t’u zhvendosur.

Po ashtu ai është shprehur se rreth 291 pacientë mbeten në spitalin Al Shifa dhe 25 anëtarë të stafit, tha ai.