TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump gjatë një bisede me gazetarë në Zyrën Ovale, teksa ka nënshkruar Urdhra Ekzekutivë ka folur edhe rreth pranisë së trupave amerikane në Evropë.
I pyetur specifikisht nëse SHBA do të mbajë prani të fortë ushtarake në Evropë me mijëra trupa, Trump ka thënë “po do të jemi të përffshirë” dhe se “Evropa është mike”.
“Po, do të vazhdojmë jemi të përfshirë. Jemi të përfshirë tani, Evropa është mike”.
Më tej Trump duke diskutuar për Evropën ka përmendur raportet tregtare duke theksuar se SHBA-të në këtë çështje nuk janë trajtuar mirë.
“Ata nuk na kanë trajtuar mirë në tregti dhe kjo çka bën Bashkimi Evropian nuk na pëlqen. Por do ta zgjidhim në mënyrë klasike, me reciprocitet. Po flasim për taksa reciproke. Nëse ata na detyrojmë të paguajmë, i detyrojmë edhe ne ata. Aktualisht, ata na detyrojnë të paguajmë shumë më shumë se ne ata. Por, gjithçka po ndryshon, s’do të jemi më njerëzit që kemi qenë. Ka pasur njerëz në këtë zyrë në këtë tavolinë ose në një model tjetër të kësaj tavoline sepse siç e dini tavolina tjetër po riparohet…” ka thënë Trump.
Presidenti Trump e ka adresuar edhe ditë më parë çështjen e trupave amerikane në Evropë duke thënë se nuk do t’i largonte ato dhe se askush nuk i ka kërkuar.