TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vatikani ka publikuar sot buletinin mjekësor mbi gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë, duke bërë me dije se në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të lehtë të mëtejshëm.
Sipas raportit të përcjellë nga Konferenca Ipeshkvore, pamjaftueshmëria e veshkave, e evidentuar më parë, nuk përbën më një problem. Ndërkohë, ekzaminimi me skaner i kraharorit ka treguar një evolucion normal të gjendjes së mushkërive, ndërsa analizat e gjakut konfirmojnë përmirësimin e vazhdueshëm.
Ati i Shenjtë vijon terapinë me oksigjen me flukse të larta dhe nuk ka shfaqur kriza frymëmarrjeje. Gjithashtu, ai po ndjek fizioterapinë për funksionimin e frymëmarrjes.
Pavarësisht përmirësimeve, mjekët theksojnë se është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë mbi ecurinë e mëtejshme të sëmundjes. Gjatë paradites, Ati i Shenjtë ka marrë Kungimin, ndërsa pasdite është angazhuar në punë.