TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandiati i republikanëve për president, Donald Trump iu rikthye fushatës një javë pasi i shpëtoi tentativës për vrasjen e tij.
Mbrëmjen e kaluar Trump ishte në Michigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve të nëntorit. Në tubimin e parë së bashku me kandidatin për zëvendës president, Trump u kthye në ‘origjinë’ gjatë fjalimit të tij.
Ai sulmoi rivalët demokratë duke i quajtur Joe Biden një budalla dhe Kamala Harris të çmendur.
“Ata kanë disa probleme. E para e punës, ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre. Ky është një problem i madh, por të shohim ne shpresojmë se ata do ta zgjidhin.”
Talljet e Trump ndaj republikanëve, u pritën nga publiku me brohorima.
Trump foli sërish për atentatin ndaj tij dhe falenderoi emigrantët. Ai tha se ishte pikërisht çështja e emigrantëve që e bëri të kthente kokën dhe t’i shpëtonte jetën.
Në tubimin e Michigan, foli për herë të parë edhe JD Vance si kandidati i republikanëve për zëvendës president.