TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar të mërkurën një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, për shkak të blerjeve të saj të naftës ruse.
Kjo do ta çojë tarifën totale për importet indiane në Shtetet e Bashkuara në 50%.
Sipas urdhrit ekzekutiv, norma e re “do të hyjë në fuqi për mallrat që hyjnë për konsum ose që tërhiqen nga magazina për konsum, duke filluar nga ora 12:01 e mëngjesit, me orën lindore të SHBA-së, 21 ditë pas datës së këtij urdhri.”
Presidenti amerikan kishte paralajmëruar më herët se do t’i rriste tarifat, duke thënë se India “nuk do t’ia dijë sa njerëz po vriten në Ukrainë nga Makineria Luftarake Ruse.”