TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka premtuar sot armë dhe pajisje të tjera ushtarake për Ukrainën. Deklaratat, Trudeau i bëri në kryeqytetin Kiev gjatë një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë. Më herët gjatë ditës ai vizitoi edhe Irpinin, në veriperëndim të Kievit.
Irpini u përball me bombardime të shumta nga Rusia në fillim të pushtimit dhe përkohësisht ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në një postim në Telegram, kryebashkiaku Oleksandr Markushyn njoftonte se kryeministri kanadez “erdhi për të dëshmuar me sytë e tij tmerrin që pushtuesit rusë kanë mbjellë” në vendin e tij.
Kanadaja ishte një nga 12 anëtarët themelues të NATO-s në vitin 1949. Vendi ka ndarë mbi 118 milionë dollarë për pajisje ushtarake për të mbështetur Ukrainën që nga fillimi i këtij viti.