TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre turistë të huaj kanë humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Gdansk në Poloni, pasi varka me të cilën ata udhëtonin përgjatë lumit Motlawa u përmbys.
Sipas BBC, varka në të cilin udhëtonin 14 persona duke përfshirë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, është përmbysur për shkak të dallgëzimeve.
Një 60-vjeçar u nxorr i pajetë nga lumi, ndërsa dy të tjerat u dërguan fillimisht në spital, por nuk mundën të mbijetojnë.
Mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë. Mbi 20 forca të shpëtimit u angazhuan për të shpëtuar turistët.
Për ngjarjen ka reaguar dhe kryebashkiakia e Gdansk, Aleksandra Dulkieëicz e cila e konsideroi një ditë tragjike.