TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit për mënyrën se si po ushtron presion kundër protestuesve në disa qytete të vendit.
Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Annalena Baerbock tha: Ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, e ndalojnë në mënyrë arbritrare ata që veçse kërkojnë të jetojnë të lirë duke i dënuar me vdekje, qëndrojnë në anën e gabuar të historisë.
Baerbock tha, pa përmendur individë të veçantë, se “ne do të sigurojmë që BE-ja të vendosë ndalime të hyrjes për ata që janë përgjegjës për këtë shtypje brutal dhe të ngrijë asetet e tyre në BE”.
“Ne u themi njerëzve në Iran: Ne qëndrojmë dhe mbetemi pranë jush.”
Të enjten, ligjvënësit e BE-së miratuan një rezolutë ku kërkohej vendosja e sanksioneve kundër përgjegjësve për vdekjen e Mahsa Aminit dhe për shtypjen e dhunshme të protestave.