TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmet ajrore izraelite goditën autokolonat që largoheshin nga qyteti i Gazës të premten, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur të tjerë. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.
BBC raporton se janë regjistruar të paktën 12 viktima në Gazën veriore, ku kolona me civilë në Gaza ka qenë duke lëvizuar nënjë prej rrugëve të evakuimit. Pamjet e publikuara nga vendi i sulmit, tregojnë një kamion dhe dy automjete që kanë shpërthyer.
Më herët Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah. Izraeli deklaroi dakordësinë që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar.