BOTA, 14 Tetor 2023, 15:12

Pamje tronditëse, qeni nuk largohet nga shtrati ku flinin fëmijët e vrarë në Izrael

Pamje tronditëse, qeni nuk largohet nga shtrati ku flinin fëmijët

Imazhet e dhunës brutale që kanë dalë në dritë nga masakra në Kibbutz Kfar Aza në Izrael janë tronditëse. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon imazhe të rënda.

Gjak në korridore dhe shtretër, të “njollosur” nga plumbat, muret dhe sendet e thyera, dëshmojnë për momentet  plot makth që kaloi një familje izraelite, në duart e terroristëve të Hamasit.

Në fund të videos shihet edhe qeni i familjes, i tmerruar qartë, i cili refuzon të largohet nga shtrati ku flinin fëmijët.