TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, këtë të enjte është shprehur se nuk do të ketë negociata për Ukrainën nën presionin ushtarak të Rusisë.
“Nuk duhet të ketë negociata nën presion. Ne jemi siguruar se asgjë nuk do të vendoset apo negociohet pa evropianët dhe koordinimi me amerikanët”, ka thënë Borrell.
Borrell këtë deklaratë e ka bërë nga Bresti i Francës, ku ka zhvilluar një takim jozyrtar me mbrojtjen e BE-së, ministrat, të përkushtuar kryesisht ndaj kërcënimit të një konflikti të ri në Ukrainë.