TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një moment debatesh për sa i përket masave të marra nga shtete të ndryshme përballë pandemisë së Covid, vendimi i provincës kanadeze të Quebec ka shkaktuar shumë diskutime.
Rajoni ka vendosur të taksojë të gjithë ata që nuk pranojnë të vaksinohen kundër Covid, shkruan BBC
Nga ana tjetër mban rekordin e trishtueshëm në Kanada për sa i përket viktimave të Covid dhe aktualisht po përballet me një valë të re infektimesh.
Rreth 12 për qind e popullsisë së provincës rezulton ende e pavaksinuar, dhe këta të fundit përbëjnë gjysmën e pacientëve të shtruar në spitale.
Autoritetet vendore miratuan masën, e para në vend që penalizon financiarisht ata që nuk vaksinohen. Të gjithë ata që nuk kanë marrë as dozën e parë duhet të derdhin një kontribut.
Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për personelin e spitaleve, pasi sipas kryebashkiakut 10% e popullsisë nuk mund të vendosë për fatin e 90% të të tjerëve.