BOTA, 12 Janar 2022, 14:39

Gjermania dhe Austria me shifra rekord infektimesh ditore

Gjermania dhe Austria me shifra rekord infektimesh ditore

Gazeta austriake, “Kronen Zeitung”, raportoi se Austria ka shënuar shifër rekord të rasteve ditore me Covid-19 me 18.427 infeksione për 24 orë, në të njëjtën ditë kur rekord i ri u regjistrua edhe në Gjermani.

Ekonomia më e madhe europiane raportoi 80.430 raste të reja me Covid-19 të mërkurën, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore ishte shënuar më 26 nëntor, kur ishin regjistruar mbi 76.000 të infektuar për 24 orë, shkruan Reuters.

Shkalla mesatare e infeksioneve për shtatë ditë ka shënuar rritje vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Të mërkurën shkoi në 407.5 raste për 100.000 banorë, nga 387.9 për 100.000 banorë një ditë më parë.

Kjo shkallë zakonisht i përcakton edhe politikat për luftimin e pandemisë, prandaj ka gjasë që qeveria ta shqyrtojë vendosjen e masave të reja në ditët e ardhshme.