TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada amerikane në Tiranë publikon një pjesë të mesazhit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me tensionet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në mesazhin në “Facebook”, ambasada e SHBA citon Blinken, i cili nga Berlini iu është përgjigjur ashpër kërcënimeve që vijnë nga agresioni rus, teksa është shprehur se diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme.
“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus.
Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.