BOTA, 29 Prill 2025, 19:29

Të shtëna me armë zjarri në Suedi, raportohet për 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Suedi, raportohet për 3

Tre  persona raportohet se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një sallon bukurie në qytetin suedez, Uppsala, ndërsa ka edhe të plagosur.

Policia suedeze thote se kane qene qytetaret që raportuan se kishin dëgjuar të shtëna afër Sheshit Vaksala në qendër të qytetit, raportoi CNN.

“Disa njerëz janë gjetur të plagosur, dyshohet me armë”, thuhet në njoftim.

Oficerët kanë rrethuar një zonë të madhe dhe një hetim është duke u zhvilluar.

“Dëgjova pesë deri në gjashtë të shtëna”, tha një dëshmitar që jeton aty pranë.

Besohet se një burrë është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik dhe është duke u zhvilluar një kërkim për të.

Burri thuhet se mban syze dielli dhe rroba të errëta, sipas përshkrimit të policisë. Tre persona janë të vdekur, sipas informacionit të publikuara nga gazeta Aftonbladet.