TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria amerikane do të publikojë një “listë” qytetesh dhe shtetesh që, sipas Shtëpisë së Bardhë, “ndalojnë” zbatimin e politikës së imigracionit të Donald Trump, njoftoi sot përfaqësuesja e presidencës.
Presidenti amerikan do të nënshkruajë mëngjesin e sotëm një dekret ekzekutiv që “përqendrohet në mbrojtjen e popullatës amerikane nga kriminelët emigrantë të paligjshëm”, tha Karolajn Levitt gjatë një konferencë për shtyp, duke sqaruar se ky dekret i jep urdhër ministrave të Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare të publikojnë këtë listë.
Pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në fund të janarit, Donald Trump po përsërit se dëshiron të përmbushë një nga premtimet kryesore të fushatës së tij, duke zbatuar një program masiv deportimesh për emigrantët e paligjshëm.
Presidenti republikan filloi një grindje me qytetet dhe komunitetet lokale që kërkojnë statusin e “shtëpisë strehimi” për emigrantët, kur nënshkroi një dekret për heqjen e fondeve federale që do t’u jepej atyre. Siç ka ndodhur edhe me dekretet e tjera të tij, një gjykatës e shpalli këtë dekret antikushtetues dhe të premten ndaloi qeverinë Trump të heqë ose të vendosë kushte për dhënien e këtyre fondeve federale.
Statusi, joformal, i qytetit ose shtetit si “shtëpi strehimi” përgjigjet politikës së zbatuar nga disa autoritete lokale, e cila në fakt ka për qëllim kufizimin e informacionit për emigrantët që ndahen me autoritetet federale. Në disa raste, policitë lokale kanë ndaluar, sipas këtyre udhëzimeve, që të arrestojnë një emigrant të paligjshëm vetëm për shkak të statusit të tij të imigracionit.
Tom Homan, përgjegjësi i programit të deportimeve të presidentit Trump, ishte i pranishëm sot gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pranë përfaqësueses Karolajn Levitt dhe tha se ekipet e tij synojnë ata që përbëjnë “kërcënim për sigurinë publike”.
Qeveria amerikane vendosi sot, përgjatë rrugës që çon në Shtëpinë e Bardhë, fotografitë e 100 personave që paraqiten si emigrantë të paligjshëm të fajshëm për krime të ndryshme dhe shkelje, të cilët u arrestuan nga forcat e rendit pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Një gjë nuk mund ta besoj, që ndonjë zyrtar, dhe veçanërisht një gjykatës, mendon që nuk duhet ta bëjmë këtë dhe që nuk duhet të na ndihmojnë”, tha Tom Homan, duke iu referuar qyteteve dhe shteteve “shtëpi strehimi”, si dhe prokurorisë që ndaloi qeverinë amerikane të vendosë kushte për to për dhënien e fondeve federale.