TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Virxhinias në SHBA.
Sakaq autoritetet vendase bëjnë me dije se autori është një person i rrezikshëm, i cili qarkullon me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.
“Një nga studentët tanë, Christopher Darnell Jones Jr, dyshohet se është autori i të shtënave”, tha universiteti në një deklaratë.
Atentati me arme zjarr ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale (03:30 GMT) të dielën në kampusin e universitetit Charlottesville.
Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.