BOTA, 3 Mars 2025, 12:19

Takimi i BE për Ukrainën, zëdhënësi i Kremlinit flet për fragmentarizëm të Perëndimit: Një grup vendesh që me sa duket janë palë e luftës!

Takimi i BE për Ukrainën, zëdhënësi i Kremlinit flet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se operacioni ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë derisa të arrihen të gjitha objektivat e Rusisë.

Lidhur me çështjen e një plani të mundshëm paqeje që mund të arrihet me Ukrainën, ai tha se nuk ka ende një plan të “koordinuar” apo “të iniciuar” në axhendë.

Peskov foli ndër të tjera për fragmentarizëm të Perëndimit.

“Shohim që Perëndimi kolektiv ka filluar të bëhet më pak kolektiv. Një fragmentim i Perëndimit kolektiv ka filluar dhe pozicionet e tij të vendeve dhe grupeve të ndryshme të vendeve po bëhen më të theksuara” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Peskov iu referua edhe samitit të Ukrainës në Londër që u mbajt dje nga liderët e Evropës, dy ditë pas takimit të tensionuar të Zelenskyt me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në Zyrën Ovale.

“Një grup vendesh që me sa duket janë palë e luftës… [ato vende po] mbështesin Ukrainën në vazhdimin e luftës dhe sigurimin e furnizimeve për veprime ushtarake.”

Kujtojmë se kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi dje një financim shtesë prej 1.6 miliardë £ (2 miliardë dollarë) të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë më shumë se 5,000 raketa të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.