BOTA, 3 Mars 2025, 10:15

Thellohet ndarja/ Trump, mesazh amerikanëve: Mos u shqetësoni për Putinin, ose do të përfundoni si Europa

Thellohet ndarja/ Trump, mesazh amerikanëve: Mos u shqetësoni për

Presidenti amerikan Donald Trump, në një reagim në rrjetin e tij social Truth, ka deklaruar se SHBA duhet të shqetësohet më pak për Putinin në mënyrë që të mos përfundojë si Europa.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të shqetësohet më shumë për bandat e emigrantëve që përdhunojnë he bosët e drogës dhe vrasësit që shkojnë në SHBA si emigrantë.

“Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e përdhunimeve të emigrantëve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet mendore që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Europa!”, shkruan ai.

Këto komente vijnë pas takimit mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, përplasje e cila shkaktoi reagime të ndryshme në opinionin publik amerikan lidhur me qasjen e administratës amerikane ndaj luftës.

Sipas një sondazhi të CNN, 50% e të anketuarve fajësojnë Trumpin për polemikat rreth takimit në Zyrën Ovale, ndërsa 42% mbajnë përgjegjës nënkryetarin J.D. Vance. Opsionet “Zelenskyy” dhe “të gjithë njësoj” morën secila nga 4% të votave.

Ndërkohë, në Vermont, ku Vance kishte planifikuar të kalonte pushimet në një resort skish, qindra protestues u mblodhën për ta pritur. Demonstruesit mbushën rrugët me pankarta në mbështetje të Ukrainës dhe mesazhe kritike ndaj Vance. Disa nga banderolat lexonin “Trump i shërben Putinit” dhe “Mbështesni Ukrainën”.

Sipas Fox Neës, fillimisht Vance kishte planifikuar të akomodohej në një hotel me katër yje pranë resortit, por më pas ndryshoi vendimin për vendqëndrim.

Protesta të tjera në mbështetje të Ukrainës janë zhvilluar dhe në shtete të tjera të SHBA-ve.