BOTA, 30 Nëntor 2022, 23:34

Studimi/ SHBA-ja shënon nivelin më të lartë të vdekjeve nga armët në 30 vjet

Studimi/ SHBA-ja shënon nivelin më të lartë të vdekjeve

Në mesin e grave të racës së zezë, shkalla e vrasjeve me armë është trefishuar që nga viti 2010 dhe shkalla e vetëvrasjeve me armë është dyfishuar që nga viti 2015, thuhet në raport, shkruan The Guardian.

Në tetor, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar të dhëna për vdekjet me armë në SHBA për vitin e kaluar, duke llogaritur mbi 47,000.

Vrasjet dhe vetëvrasjet me armë u rritën për 8% vitin e kaluar, duke shënuar nivele të papara që nga vitet 1900.

Studimi gjeti se shkalla e vrasjeve me armë u rrit me shpejtësi nga viti 2019 deri më 2021.