TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

NATO do të kthehet në një “objektiv konkret” për ushtrinë ruse nëse aleanca furnizon Ukrainën me raketat Patriot , ka paralajmëruar kreu i Këshillit të Sigurimit të Moskës.
Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer si president i vendit lëshoi deklaratën alarmante sot ndërsa liderët e NATO-s takohen në Rumani për të diskutuar fazën tjetër të mbështetjes për Kievin, ku mbrojtja e avancuar e raketave mbetet në krye të axhendës.
“Nëse NATO furnizon fanatikët e Kievit me raketat Patriot së bashku me personelin e tyre ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i Forcave tona të Armatosura,” tha ai.
Medvedev, i cili e bëri deklaratën përmes llogarisë së tij në Telegram, nuk e bëri të qartë nëse objektivat do të ishin sistemet Patriot, ekuipazhet e NATO-s, apo vetë NATO.
Menjëherë pasi u shfaq mesazhi i Medvedev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Kievit i duhen raketat Patriot për të mbrojtur infrastrukturën e tij kryesore.