BOTA, 2 Dhjetor 2022, 09:25

Stoltenberg: NATO nuk do ta lejojë Rusinë të fitojë luftën në Ukrainë

Stoltenberg: NATO nuk do ta lejojë Rusinë të fitojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut nuk do të tërhiqet zvarrë nga lufta e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të mbjellë vdekje dhe vuajtje çdo ditë. Ndërsa dimri intensifikohet, Rusia po bombardon infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Putini po përdor dimrin si armë.

Ne nuk duhet ta lëmë atë të fitojë. NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit. Ne nuk do të tërhiqemi në luftën e Putinit”, tha Stoltenberg.