TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-Ministri i Industrisë së Danimarkës dhe ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate, Henrik Sasse Larsen, është dënuar sot me katër muaj burg për posedim të pornografisë me fëmijë, në një rast që ka tronditur opinionin publik danez dhe jo vetëm.
Sipas mediave lokale, Larsen kishte në zotërim mbi 6,000 fotografi dhe 2,000 video me përmbajtje të ndaluar. Ai nuk e mohoi posedimin, por pretendoi para gjykatës se po kërkonte prova të një përdhunimi që kishte përjetuar vetë si fëmijë, kur ishte rreth tre vjeç.
Rrëfimi tronditës në gjykatë
Gjatë ditës së parë të gjyqit, Larsen tronditi sallën gjyqësore duke rrëfyer se kishte marrë një email me një video ku pretendonte se ishte vetë viktimë e përdhunimit në moshën trevjeçare. Sipas tij, më pas kishte marrë edhe një tjetër video ku ishte i pranishëm në një tjetër akt të rëndë dhune seksuale ndaj një vajze të vogël.
Të dy videot, sipas tij, ishin zhdukur menjëherë pasi u shfaqën. Ish-ministri deklaroi se kishte nisur të kërkonte autorët dhe nuk kishte kontaktuar policinë, për çka u shpreh i penduar në gjykatë.
Rasti shpërtheuë pranverën e kaluar, duke çuar menjëherë në përjashtimin e Henrik Sasse Larsen nga radhët e Partisë Socialdemokrate, ku ai kishte shërbyer për shumë vite si figurë kyçe politike.