BOTA, 1 Mars 2025, 21:22

Si paraqitet gjendja e Papa Franceskut? Shëndeti i tij i qëndrueshëm, por...

Si paraqitet gjendja e Papa Franceskut? Shëndeti i tij i

Në një deklaratë të lëshuar sot, 1 mars 2025, konfirmohet se gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë mbetet e qëndrueshme.  Ai ka alternuar ajrimin mekanik jo invaziv me periudha oksigjenoterapie të larta. Po ashtu, Ati i Shenjtë ka qenë i vetëdijshëm dhe i orientuar, pa shfaqur probleme me temperaturën ose rruazat e bardha.

Ndërkohë, ai ka vazhduar me ushqyerjen dhe fizioterapinë frymëmarrëse. Gjendja e tij është monitoruar me kujdes, ndërsa prognoza mbetet ende e rezervuar.

DEKLARATA

???????????????????????????????? ????????????????????̈???????????? I GJENDJES SHËNDETËSORE TË ATIT TË SHENJTË NË DITËN E SOTME 01/03/2025

Gjendja klinike e Atit të Shenjtë mbetet e qëndrueshme. Ka alternuar ajrimin mekanik jo invaziv me periudha oksigjenoterapie me flukse të larta duke mbajtur gjithmonë një përgjigje të mirë të shkëmbimeve gazore.

Ati i Shenjtë nuk ka pasur temperaturë dhe nuk shfaq probleme me rruazat e bardha. Parametrat hemodinamikë kanë qenë vazhdimisht të qëndrueshëm; ka vazhduar të ushqehet dhe ka bërë rregullisht fizioterapi frymëmarrjeje duke bashkëpunuar aktivisht.

Nuk ka paraqitur episode bronkospazme. Ati i Shenjtë është gjithmonë i vetëdijshëm dhe i orientuar. Pasdite ka marrë Kungimin dhe i është kushtuar lutjes.

Prognoza mbetet ende e rezervuar.

Konferenca Ipeshkvore.