BOTA, 1 Mars 2025, 18:52

Zelensky në Londër, kryeministri britanik e pret me përqafime: Qëndrojmë me Ukrainën!

Zelensky në Londër, kryeministri britanik e pret me përqafime:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Londër, ku është takuar me homologun britanik, Sir Keir Starmer. 

Starmer përshëndeti liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi.

Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku pati një përplasje mjaft të ashpër dhe u largua pa një marrëveshje. 

Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë: "Ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

Ai foli për një "vendosmëri të palëkundur" për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

Të dielën, Starmer do të mbajë një samit të liderëve evropianë për të diskutuar mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë dhe mbrojtjen më të gjerë evropiane.

Zelensky e falënderoi Starmer për mbështetjen dhe falënderon Mbretin Charles III që ka pranuar të takohet me të. 

"Jemi të lumtur që kemi partnerë dhe miq të tillë," deklaroi ai.