TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një varkë me emigrantë në bord, u përmbys ndërsa përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.
Të paktën 27 persona kanë vdekur. Dy persona u shpëtuan nga anija dhe po trajtohen në spital, ndërsa një person tjetër është ende i zhdukur, ka konfirmuar ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Mes të vdekurve janë pesë gra dhe një vajzë e re. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka thënë se kjo është humbja më e madhe e jetës në Kanal që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 2014. Katër persona të dyshuar si të lidhur me kontrabandën e njerëzve janë arrestuar nga policia franceze.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se është “i tronditur dhe i tmerruar” nga tragjedia. Për këtë tragjedi ka reaguar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron i cili ka thënë se Franca nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë, duke bërë thirrje për një takim urgjent të ministrave evropianë të migracionit.