BOTA, 8 Shkurt 2025, 19:21

Shqetësimet për armët kimike në Siri, presidenti Ahmed al-Sharaa normalizon marrëdhëniet me organizatën OPCW

Shqetësimet për armët kimike në Siri, presidenti Ahmed

Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), tha sot se takimet e tij me liderin e ri të Sirisë në Damask ishin “hapi i parë” për t’i dhënë fund marrëdhënieve të tensionuara me ish-presidentin e vendit Bashar al-Assad për armët kimike.

Fernando Arias, drejtor i përgjithshëm i organizatës, u shpreh se takimet i kanë hapur rrugën bashkëpunimit për mbylljen e dosjes së armëve kimike siriane.

“Kjo vizitë i hap rrugën bashkëpunimit për mbylljen e dosjes së armëve kimike siriane dhe për t’i shërbyer përputhshmërisë së saj afatgjatë, stabilitetit rajonal dhe kontributit të saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Arias një deklaratë pas takimit të tij me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa dhe me ministrin e Jashtëm Asanis.

Më shumë se një dekadë më parë, Siria iu bashkua OPCW dhe dorëzoi rezervat e saj të deklaruara. Megjithatë, organizata ka shprehur prej kohësh shqetësime se deklarata e Damaskut ishte e paplotë dhe se stoqet e padeklaruara të armëve kimike mbetën ende në vend.

Pas ndryshimit të pushtetit në Siri, ku presidenti u arratis më 8 dhjetor, vizita e OPCW-së ringjall shpresat se vendi më në fund do t’i eliminojë këto armë pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara. Që nga rënia e Asadit, fati i rezervave të armëve kimike të Sirisë ka qenë një shqetësim i madh global. OPCW ka shprehur gjithashtu shqetësimin se provat e vlefshme në lidhje me këtë arsenal dhe përdorimin e tij mund të jenë shkatërruar për shkak të sulmeve intensive izraelite në vendet e ushtrisë siriane.