BOTA, 8 Shkurt 2025, 16:51

Pas më shumë se dy vite në gjendje lufte, formohet qeveria e re në Liban! Kush është kryeministri i ri

Pas më shumë se dy vite në gjendje lufte, formohet qeveria e re

Kryeministri i ri i Libanit, Nawaf Salam, formoi këtë të shtunë qeverinë e parë të plotë të vendit që nga viti 2022.

Presidenti Joseph Aoun njoftoi në një deklaratë se ai kishte pranuar dorëheqjen e ish-qeverisë së përkohshme dhe nënshkroi një dekret me kryeministrin e ri Nawaf Salam, për formimin e qeverisë së re.

Kabineti i Salam prej 24 ministrash, i ndarë në mënyrë të barabartë midis sekteve të krishtera dhe myslimane, u formua në më pak se një muaj pasi ai u emërua.

AP shkuan se qeveria e re vjen në një kohë kur Libani po përpiqet të rindërtojë rajonin e tij të goditur jugor dhe të ruajë sigurinë përgjatë kufirit të tij jugor, pas një lufte shkatërruese midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah.

Libani është gjithashtu ende në grahmat e një krize ekonomike. Tashmë në vitin e saj të gjashtë, vendi është me banka të shkatërruara, sektorin shtetëror dhe të energjisë elektrike jashtë funksionit dhe populli i lënë shumë në varfëri, të paaftë për të marrë kursimet e tyre.

Salam, një diplomat dhe ish-president i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është zotuar të reformojë gjyqësorin dhe ekonominë e dëmtuar të Libanit dhe të sjellë stabilitet në vendin e trazuar, i cili është përballur me kriza të shumta ekonomike, politike dhe të sigurisë për dekada.