TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat besnik i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar se sanksionet amerikane kundrejt GJNP-së janë pjesë e “tornados së Trump”.
Ai ka vazhduar duke thënë se “është koha për Hungarinë që të rivlerësojë pozitën e saj në një organizatë ndërkombëtare që është nën sanksionet amerikane”, ka raportuar Al Jazeera.
“Erëra të reja janë duke fryrë në politikat botërore, ne e thërrasim tornadoja e Trump”, ka shkruar Orban në rrjetin social X.
Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten ka vendosur sanksione ndaj GJNP-së pas akuzave se ka bërë “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”.