TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bombë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer sot në Gjermani. Sipas "Bild" ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor në Mynih.
Deri tani mësohet se nga shpërthimi janë plagosur tre persona, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Mësohet se bomba peshonte 250 kg dhe ka qenë një bombë avioni e hedhur në Luftën e Dytë Botërore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka vendosur një perimetër sigurie dhe në zonë është paralizuar e gjithë lëvizja. Forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur gjithashtu.
Shkaku i saktë i shpërthimit është i ende paqartë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes