TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e bosit famëkeq të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman është dënuar me 3 vite burg si pjesë e kartelit meksikan Sinaloa.
32-vjeçarja u deklarua fajtore në qershor të këtij viti nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Ajo madje pranoi se ka ndihmuar dhe Guzman që të arratisej nga një burg meksikan.
Ajo mund të përballej me burgim të përjetshëm, por prokurorët amerikanë kërkuan një dënim më të shkurtër pasi ajo shprehu pendimin.
Bashkëshorti i saj, 64 vjeç, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel Aispuro, një ish mbretëreshë bukurie, komplotoi me Guzman dhe anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa për të trafikuar kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në SHBA dhe për të pastruar të ardhurat.